Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, deklaroi të hënën se për ta rikthyer besueshmërinë, Bashkimi Evropian duhet t’ia japë menjëherë Kosovës liberalizmin e vizave.

Ajo shkroi në Twitter, se është koha që BE-ja ta përfundojë procesin e liberalizimit, nëse dëshiron që të jetë e besueshme në rrafshin global.

“Nëse BE-ja deshiron të jetë e besueshme globalisht, duhet të fillojë në mënyrë primare në Ballkanin Perëndimor”, tha Von Cramon, duke shpërndarë postimin e kryeministrit Albin Kurti, që tha se Kosova është shteti më demokratik, por edhe më i izoluari.

“Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, shkroi Kurti në Twitter.

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme