Me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, sot në Tiranë po qëndron kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti Shaip Kamberi.

Në një ambient vllazëror kryeministri Rama ka shfaqur përkrahjen e parezervë ndaj zotit Shaip Kamberi.

Deputeti Kamberi nga kryeministri Edi Rama kërkoi “angazhim dhe mbështetje për realizimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës”

Shaip Kamberi gjithashtu u prit edhe nga Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, z.Taulant Balla nga i cili kishte marr përkrahje edhe në garën për zgjedhje parlamentare, e kjo përkrahje ju konfirmua edhe sot.

“I njoftova me kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës ia dorëzuam Presidentit të Republikës së Serbisë.
Nga Kryeministri Rama kërkova angazhim dhe mbështetje për realizimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës” deklaroi zoti Kamberi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme