Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, deklaroi të hënën se për ta rikthyer besueshmërinë, Bashkimi Evropian duhet t’ia japë menjëherë Kosovës liberalizmin e vizave. Ajo shkroi në Twitter, se është koha që BE-ja ta përfundojë procesin e liberalizimit, nëse dëshiron që të jetë e besueshme në rrafshin global. “Nëse BE-ja deshiron të jetë e besueshme globalisht, duhet të fillojë në mënyrë primare në Ballkanin Perëndimor”, tha Von Cramon, duke shpërndarë postimin e kryeministrit Albin Kurti, që tha se Kosova është shteti më demokratik, por edhe më i izoluari. “Shpresat e qytetarëve tanë duhet të përmbushen me vendosmërinë dhe solidaritetin e BE-së”, shkroi Kurti në Twitter. Like 0
Komuna e Bujanocit ka nënshkruar sot kontratat me vlerë mbi 23 milionë dinar Komuna e Bujanocit ka nënshkruar sot kontratat me vlerë mbi 23 milionë për asfaltimin …