Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Vritet me armë Leandro Lo, një nga figurat më të rëndësishme të Jiu-jitsu, tetë herë kampion bote i këtij sporti (art marcial). Braziliani u qëllua në kokë nga një person me të cilin debatoi në një festë në Sao Paulo, qyteti më i madh në Brazil, njoftuan burime federale. “Idhulli i sportit, Leandro Lo na lë fizikisht. Ne ofrojmë homazh dhe nderim për atë që ndihmoi dhe frymëzoi kaq shumë në mbarë botën,” raportoi Konfederata Braziliane e Sporteve Jiu-Jitsu (CBJJE). Vrasja ka ndodhur në orët e para të kësaj të diele, në zonën jugore të Sao Paulos, ku sportisti kishte shkuar me miqtë për të shijuar një prezantimin e një grupi muzikor të njohur në një festë. Sipas dëshmitarëve, luftëtari debatoi për arsye ende të paqarta me një burrë, në dukje i dehur, dhe e imobilizoi atë me një lëvizje tipike krahu të arteve marciale në përpjekje për ta qetësuar. Pasi e la të lirë, personi në fjalë nxori një armë dhe qëlloi kampionin e botës në kokë. Pavarësisht se u dërgua menjëherë në spital, nuk mundi të mbijetonte. Agresori i tij, i cili u arratis pas krimit, është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Leandro Pereira do Nascimento Lo, 33 vjeç, ishte tetë herë kampion bote në jiu-jitsu në pesë kategori të ndryshme dhe fitoi pesë tituj të Kupës së Botës në këtë sport, si dhe tetë tituj panamerikanë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kryetarja Sinani mbrëm ka qëndruar pran banorve të prekur nga vërshimet në f.Rahovicë dhe f.Raincë Pas reshjeve të mëdha të shiut të mbrëmjes së djeshme në Komunën e Preshevës …