Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Burime të sigurta brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë bërë të ditur se VV dhe LDK kanë ndarë ministritë mes veti. Sipas këtyre burimeve, LDK-ja ka zgjedhur Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Forcës së Sigurisë, shkruan Insajderi. Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka marrë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Albulena Haxhiu, deputetja e rizgjedhur e Vetëvendosjes, ka thënë se marrëveshja përfundimtare ndërmjet VV-së dhe LDK-së ende nuk është arritur. “Albin Kurti nuk është këtu. Është jashtë vendit zyrtarisht – sapo të kthehet do të ketë takime ndërmjet Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Vullneti për koalicionin VV-LDK ekziston dhe unë jam shumë optimiste që kjo do të ndodhë, por po presim që Albin Kurti të kthehet nga Berlini”, ka thënë Haxhiu për Insajderin. “Ka vullnet ka nga të dyja subjektet politike”. Sipas burimit të Insajderit – deri në këtë pikë, për ndarjen e ministrive janë marrë vesh, ndërkohë që ka mbetur pezull edhe Pozita e Presidentit të cilën e ka kërkuar Lidhja Demokratike e Kosovës. Këto burime po ashtu thënë për Insajderin se edhe në këtë pikë pritet që të ketë marrëveshje. “Pozita e Presidentit ka qenë problemi kryesor. E kemi bërë të ditur ka qenë kërkesa e LDK-së për të pasur presidentin në vitin 2021. Në nuk jemi pajtuar sepse këtë nuk e parasheh Kushtetuta”, ka thënë Haxhiu. “Do t’i tejkalojmë dallimet që kemi aktualisht. Besoj se do të ketë takime shumë shpejt”. Lëvizja Vetëvendosje më 6 tetor ka dalë fituese e zgjedhjeve. Ata kanë marrë 29 deputetë ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës 28. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mustafi: Sot, për herë të katërt me radhë pranova ftesë nga Gjykata në Bujanoc për përdorimin e flamurit më 28 nëntor Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafi ka bër me dije se sot për …