Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa ka bër me dije se dje, organet e Këshillit Kombëtar Shqiptar mbajtën një mori mbledhjesh të një pas njëshme.

Mustafa ka shkruar se Pas shqyrtimeve serioze dhe diskutimeve përmbajtësore me vërejtje dhe sugjerime u Aprovuan: Raportin e Punës Këshillit Kombëtar Shqiptar 2019; Strategjia gjithëpërfshirëse e sektoriale “Plani Strategjik 2020-2025”; të vendosur për të tejkaluar pengesat si në kulturë, informim, përdorim zyrtar të gjuhës iu kushtua një vëmendje e veçantë diskutimit për sigurimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe. Një debat dinjitozë edhe për “Katalogun e emrave më të shpesh shqiptar të shkruar në cirilik dhe alfabet latin” projekt i OSBE-së.

Mustafa ka thën se, vlen të theksohet se për konkursin e hapur e publik për financimin e programeve dhe projekteve vjetore të veprimtarisë së rregullt të KKSH-së, si financimi ose bashkëfinancimi i programit dhe i projekteve në fushën e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip, komisioni përkatës konstatoi se 48 projekte kanë aplikuar. Edhe atë: 17 për fushën e informimit, 17 për fushën e kulturës, 12 për fushën arsimit dhe 2 projekte për përdorim zyrtar të gjuhës. Komisioni ka bërë vlerësimin dhe raportin e çdo projekti veç e veç dhe mbetet në fazën e dytë të përfundojë ky proces.

Gjithashtu, dje me mirënjohje të thellë falënderova për një vit angazhimi të pa epur të anëtarëve: Enver Mehmeti, Enkel Rexhepi, Besim Nasufi, Amir Latifi, Lemane Mustafa, Muhamet Mustafa, Mehmet Dalipi,
Përkushtimin e pa kursyer të kryetarëve të komisioneve përkatëse: Flora Hida, Ardita Saqipi, Hana Emerllahu Arifi, Bilall Maliqi.
Si dhe administratës e bashkëpunëtorëve: Kujtim Ismaili, Alban Alili, Raif Qerimi, Shqiprim Musliu, Leonora Murati, Qemajl Musliu, Mirvete Beqiri Krasniqi.

Krejt në fund kryetari Mustafa ka falënderuar me përulje të gjithë miqëtë që iu kanë gjetur Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme