Faqja Kryesore Botë Mueller sot do të japë deklaratën e shumëpritur para Kongresit amerikan

Mueller sot do të japë deklaratën e shumëpritur para Kongresit amerikan

1 Min e Lexuar
0
0
19

Robert Mueller, Këshilltari i njohur special për çështjen e ndikimit rus në zgjedhjet e 2016, do të përballet me pyetjet e ligjvënëse në një dëgjim që do transmetohet direkt.

Demokratët shpresojnë që kjo do ndërrojë trajektoren e presidencës së Donald Trump, edhe nëse Mueller shpalos shumë pak lajme.

Mueller ka dalur vetëm një herë në public që kur u caktua që të hetojë për përpjekjet e Rusisë që të ndikojë në zgjedhjet e vitit 2016 në ShBA, ku Donald Trump u zgjodh president.

Ai do të përballet me pyetje nga republikanët dhe demokratët, të dyja palët që po kërkojnë të përfitojnë nga kjo dalje e tij në publik.

Demokratët shpresojnë që të nxjerrin poena nga dalja e Mueller më shumë se nga dokumenti 448 faqe që doli nga hetimi.

Trump e kishte quajtur fitore publikim e dosjes së gjatë që sipas tij provonte që nuk kishte ndërhyrje nga Rusia në zgjedhje.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë