Teknologji WHATSAPP PAY PO VJEN KËTË VIT Nga Wikiliks U postua 29/07/2019 2 Min e Lexuar 0 0 108 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ky lajm vjen pak javë pasi Facebook zbuloi zyrtarisht kriptomonedhën Libra e cila menaxhohet nga një organizatë e quajtur Libra Association dhe përmes një portofoli Calibra. WhatsApp do të lançojë një sistem pagesash në fund të vitit duke filluar me Indinë. Sipas Business Today, filiali i Facebook është duke testuar platformën e re në Indi që prej vitit të kaluar. Aplikacioni i komunikimit ka 400 milionë përdorues në Indi dhe 1.5 miliardë në mbarë botën. Ky lajm vjen pak javë pasi Facebook zbuloi zyrtarisht kriptomonedhën Libra e cila menaxhohet nga një organizatë e quajtur Libra Association dhe përmes një portofoli Calibra. Libra është zhvilluar për të blerë produkte, dërguar para ndërkombëtarisht dhe kryer donacione. Nëse vihet në jetë, WhatsApp Pay do ta bënte dërgimin e parave po aq të lehtë sa dërgimi i një mesazhi dhe kompania po synon ta sjellë ndërkombëtarisht. Sipas Business Today, WhatsApp kishte thënë vitin e kaluar se ka zhvilluar një platformë pagesash sipas kritereve dhe politikave të Bankës Shtetërore Indiane. As WhatsApp e as Facebook nuk kanë komentuar lajmin. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Valon Murati – Kryetar i Lëvizjes për Bashkim & Ish ministër i Diasporës: Lugina të përfshihet në bisedimet Kosovë-Sërbi Valon Murati – Kryetar i Lëvizjes për Bashkim & Ish ministër i Diasporës Do …