Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Cardiff City është duke kërkuar sqarime mbi raportimet e fundit se futbollisti Emiliano Sala ishte në aeroplanin që u zhduk nga radari në mbrëmë në Angli. Kontrolli i Trafikut Ajror ka konfirmuar se aeroplani po udhëtonte nga Nantes drejt qytetit uellsian të Cardiffit kur u zhduk nga radari. Një gazetar nga Ouest France shkroi në rrjetet sociale se Sala ishte në aeroplan – por nuk kishte konfirmim. Shqetësimet u ngritën kur djaloshi 28-vjeçar nuk arriti t’i përgjigjet mesazheve të klubit të ri. Argjentinasi është blerja më e shtrenjtë e klubit anglez për një rekord marrëveshje trevjeçare në kohën kur transferua nga klubi francez. Lojtari i ka kushtuar skuadrës angleze 17 milionë euro, por transferimi do të realizohej pas vendosjes së nënshkrimeve nga dyja palët. Ndryshe, “HM Coastguard” tha se incidenti nuk ishte në zonën e kërkimit dhe shpëtimit të Mbretërisë së Bashkuar, megjithëse konfirmoi se kanë dërguar disa helikopter të gjurmojnë aeroplanin. Like 0