Faqja Kryesore Botë Zuckerberg paraqitet para Parlamentit Evropian

Zuckerberg paraqitet para Parlamentit Evropian

1 Min e Lexuar
0
0
89

Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebookut, është pajtuar të paraqitet para Parlamentit Evropian, në një takim të mbyllur, javën e ardhshme.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

Zuckerberg do të flasë për besimin e humbur të masës ndaj rrjetit social për shkak të vjedhjes së të dhënave nga “Cambridge Analytica” që ishte kontraktuar nga Facebooku.

“Themeluesi dhe Shefi Ekzekutiv i Facebookut ka pranuar ftesën tonë dhe do të jetë sa më shpejtë që të jetë e mundur në Bruksel, shpresoj javën e ardhshme.

Qytetarët tanë meritojnë një shpjegim të plotë dhe në detaje. E mirëpres vendimin e Mark Zuckerbergut që të paraqitet personalisht para përfaqësuesve të 500 milionë evropianëve”, ka shkruar Tajani në rrjete sociale.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë