Botë Zuckerberg paraqitet para Parlamentit Evropian Nga Wikiliks U postua 17/05/2018 1 Min e Lexuar 0 0 89 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebookut, është pajtuar të paraqitet para Parlamentit Evropian, në një takim të mbyllur, javën e ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani. Zuckerberg do të flasë për besimin e humbur të masës ndaj rrjetit social për shkak të vjedhjes së të dhënave nga “Cambridge Analytica” që ishte kontraktuar nga Facebooku. “Themeluesi dhe Shefi Ekzekutiv i Facebookut ka pranuar ftesën tonë dhe do të jetë sa më shpejtë që të jetë e mundur në Bruksel, shpresoj javën e ardhshme. Qytetarët tanë meritojnë një shpjegim të plotë dhe në detaje. E mirëpres vendimin e Mark Zuckerbergut që të paraqitet personalisht para përfaqësuesve të 500 milionë evropianëve”, ka shkruar Tajani në rrjete sociale. Like 0
Solana mbështet korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë Ish sekretari i NATO-së, i cili udhëhiqi bombardimet e NATO-s kundër Serbisë në vitin …