Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Agim Bahtiri, ka bërë me dije se kjo parti në asnjë mënyrë nuk do t’ia japë Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB). Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, kryetari i Mitrovicës ka thënë se LVV-ja është e gatshme të shkojë sërish në zgjedhje të reja, por nuk do ta lëshojë këtë ministri. Sipas tij, MPB-ja lidhet me premtimet kryesore të kësaj partie që ka bërë gjatë fushatës zgjedhore për rend dhe ligj. Ai ka deklaruar se MPB-ja është pika kryesore e ndryshimit të gjendjes në Kosovë. Ndërkaq sa i përket postit të presidentit, Bahtiri ka thënë se nuk është koha që të diskutohet për këtë çështje. Ai beson se koalicioni qeverisës në mes të LVV-së dhe LDK-së do të arrihet sepse, sipas tij, nuk ka alternativë tjetër. Like 0
Mustafa: Nuk mund të jetë pro-evropiane një qeveri që ministri i saj i policisë krenohet se fyen publikisht pakicat kombëtare Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa ka bër një reagimi në rrjetin social …