Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe pranë varrit të heroit Agron Rrahmani. Më këtë rast ai është pyetur për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe tha se s’mund ta konfirmojë momentalisht aplikimin. “Nuk mund ta konfirmoj Aplikimin e Kosovës në KE. Gjithçka do të ju informojmë me kohë kur kjo të jetë gati dhe të bëhet”, tha ai. Ndërsa, sa i përket asaj se a i ka siguruar Kosova votat e mjaftueshme, ai tha se janë duke bërë gjithçka çka është e mundur. “Kemi edhe një delegacion që është atje i cili është i përhershëm i Kosovës në kuadër të parlamentit i cili merr pjesë vazhdimisht në asamblenë e KE. Është bërë punë e madhe që së pakku një vit, por puna ka qenë edhe e mëhershme. Edhe vet kur kam qenë në opozitë kam qenë pjesë e delegacionit të Kosovës në Evropë. Kemi punuar të gjithë së bashku pavarësisht partive politike. Ky është sukses i Kosovës jo i ndonjë partie në mënyrë të veçantë”. /EO Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kancelari i Austrisë arrin sonte në Kosovë, pritet takimi me Thaçin e Haradinajn Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, pritet që mbrëmjen e sotme të arrijë në Kosovë. …