Teknologji Ekonomitë më të forta botërore kërkojnë që kriptovaluta Libra të mos lansohet Nga Wikiliks U postua 18/07/2019 2 Min e Lexuar 0 0 97 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Zyrtarë të lartë të financave nga shtete e G7’ës po paralajmërojnë që kriptovalutat, sikur ajo e Libra e kompanisë Facebook, nuk duhet të lansohen deri sa të vihen në funksion disa politika rregullatore serioze dhe sistematike. Kryetari i këtij Samiti që u mbajt në Chantilly të Francës, thotë se kriptovalutat duhet që të përmbushin standartet më të larta të rregullimit financiar që të parandalojnë shpërlarjen e parave apo kërcënimet ndaj stabilitetit bankar dhe financiar. Në deklaratë ministri i Financave të Francës Bruno La Marie dhe Sekretari i Thesarit në ShBA janë marrë vesh që këto shqetësime duhet që të adresohen para se projekte të tilla të implementohen. Facebook ka propozuar krijimin e Libra si një kriptovalutë që është e mbështetur tek valutat ekzistuese në mënyrë që të bëhet më stabile se sa Bitcoin. Qeveritë nga e gjithë bota po bëjnë hulumtime për të parë se si lansimi i Libra’s do të ndikojë në ekonomitë e tyre. Në Samitin e G7 kanë marrë pjesë ShBA, Japonia, Franca, Italia, Spanja, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ky është grupi që po i terrorizon njerëzit në autostradën e Serbisë Kanë dalë pamje të grupit të tifozëve ultra të Klubit të Partizanit, ata dyshohet …