Faqja Kryesore Botë Erdogan : Izraeli është shtete terrorist, shpall tri ditë zie për Palestinezët

Erdogan : Izraeli është shtete terrorist, shpall tri ditë zie për Palestinezët

4 Min e Lexuar
0
0
98

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, dënoi “tragjedinë humanitare” në Gaza, duke e përshkruar dhunën izraelite kundër protestave palestineze si “gjenocid”.

“Ajo që po bën Izraeli është gjenocid… Izraeli po ushtron terror shtetëror. Izraeli është shtet terrorist”, tha Erdoğan, duke folur para studentëve me bursa në Londër.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin palestinez me vendosmëri”, shtoi presidenti turk.

“Ne nuk do të lejojmë që sot të jetë dita kur bota myslimane humb Kudsin”, tha ai.

Presidenti turk shtoi se një tubim i madh do të mbahet në sheshin Yenikapi të Stambollit të premten lidhur me dhunën në Gaza.

“Të premten pasdite, në sheshin Yenikapi do të realizojmë tubim masiv kundër mizorisë”, njoftoi Erdoğan.

Erdoğan bëri thirrje që të gjithë njerëzit, pavarësisht përkatësisë fetare, të ngrenë zërin kundër padrejtësisë në Gaza.

Po ashtu, presidenti i Turqisë njoftoi se duke filluar nga nesër, Turqia ka shpallur tri ditë zie kombëtare në solidaritet me vëllezërit palestinezë.

Ai u shpreh se në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit Islam, përgjatë Ramazanit do të organizojnë fushatë ndihme për palestinezët, së bashku me vendet anëtare të kësaj organizate.

Erdoğan njoftoi se Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka kryer blerje emergjente me një vlerë prej 100 mijë dollarëve dhe ka nisur t’i dërgojë këto ndihma nëpër spitalet në Gaza, raporton Anadolu Agency (AA)

“Me koordinimin e AFAD-it dhe Shtabit të Përgjithshëm, kemi nisur punimet e nevojshme për evakuimin e të plagosurve në Gaza”, shtoi Erdoğan.

Ndryshe, palestinezët, të cilët kanë ngritur tenda në kufirin e Gazës me Izraelin, po zhvillojnë protesta gjithëpërfshirëse nën moton “marshimi milionësh” të cilin e zhvillojnë për të protestuar kundër zhvendosjes së ambasadës së ShBA-së në Kuds dhe me rastin e 70 vjetorit të Nakbas (Fatkeqësia e madhe), e cila paraqet përvjetorin e themelimit të Izraelit.

Që nga orët e mëngjesit, 55 palestinezë javë vrarë dhe 2.771 të tjerë janë plagosur si pasojë e hapjes zjarr nga ushtarët izraelitë ndaj pjesëmarrësve në protestat në kufirin e Gazës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë