Faqja Kryesore Botë ERDOGAN NË SARAJEVË: U PËRGATIT ATENTAT NDAJ MEJE

ERDOGAN NË SARAJEVË: U PËRGATIT ATENTAT NDAJ MEJE

1 Min e Lexuar
0
0
116

Presidenti turk ka thënë se kundër tij ishte përgatitur një atentat në Bosnjë.

Erdogan në Sarajevë: U përgatit atentat ndaj meje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryetari i presidencës së Bosnjës, Bakir Izetbegoviq diskutuan sot në Sarajevë një seri çështjesh të rëndësishme për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe një nga temat kryesore ishte ndërtimi i autostradës Beograd-Sarajevë, për të cilën u nënshkrua një letër qëllimi.

Erdogan konfirmoi se ka marrë informacion nga shërbimet sekrete turke se kundër tij ishte përgatitur atentat gjatë qëndrimit në Bosnjë dhe theksoi se kishte ardhur për shkak të kësaj.

Izetbegoviq tha në konferencën e përbashkët për shtyp se ministrat kompetentë sot nënshkruan një letër për qëllimet lidhur me ndërtimin e kësaj rruge.

Ndërsa, Erdogan tha se Turqia i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve rajonale, veçanërisht marrëdhënieve midis Bosnjës dhe Serbisë, Bosnjës dhe Kroacisë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë