Në hapsirat e Fakultetit Ekonomik degë e Universiteti të Suboticës në Bujanoc sot u mbajt sesioni informues nga përfaqsuesit e EUPRO, lidhur me konkursin e shpallur për ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme nga EUPRO.
Me fillim në ora 11:00 në hapsirat e fakultetit ekonomik ka filluar takimi për info sesionin lidhur me konkursin e shpallur në EUPRO.
Konkurs ky i shpallur në 99 komuna të Sërbisë ku bëjnë pjesë edhe komuna e Bujanocit dhe Preshevës, vlera e të cilit është 4.5 milion euro.
Të drejtën e aplikimit e kanë të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë të themeluara nga viti 2013 e deri në vitin 2017 ku mjetet variojnë në 3 nivele
- Të gjitha ndërmarrjet që janë themeluar prej vitit 2016 deri në vitin 2017 kanë të drejt aplikimi për 20 mijë euro
- Të gjitha ndërmarrjet që janë themeluar prej vitit 2013 deri më 2017 kanë të drejt aplikimi për 30 mijë euro
- Të gjitha ndërmarrjet të cilat e kanë rritur numrin e punëtorve dhe eksportin gjatë vitit 2017 kanë të drejtën e aplikimit për shumën prej 50 mijë euro.
Si mund të aplikoni në konkursin e shpallur nga EUPRO
Në konkursin e EUPRO aplikohet në 2 Faza
- Të dërgohet koncepti për propozim projektin dhe
- Të plotësohet komplet dokumentacion i plotë
Ndërsa forma e aplikimit është online përmes emailit dhe dorzohen në këtë adresë rsoc.cfp.clarification@unops.org në formatin PDF dhe WORD
Afati për me i dorëzu aplikacionet është deri më 06 korrik 2017
Për më shumë informacione dhe marrjen e aplikacionit vizitoni faqen www.eupro.org.rs
Më poshtë mund të shihni edhe foto gjatë takimit të mbajtur sot në info sesionin nga EUPRO