Nëpër shum media dhe portale në Serbi kjo ndeshje u komentu dhe u përfol shum për karakterin e ksaj ndeshje ku sulm kan qen shqiptarët të cilët luajnë për përfaqsuesen e Zvicrrës, e njër ndër ta ka qen edhe Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Serbisë, Ivica Daçiç

Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Serbisë, Ivica Daçiç, i ka dhënë ngjyra politike ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, e cila zhvillohet të premten në Rusi në kuadër të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror, raporton zeri.info
Tatuazhet me motive kombëtare shqiptare që bartin nëpër duar dhe këmbë futbollistët shqiptarë të Zvicrës, këpucët e tyre të futbollit me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë i kanë dhënë “material” ministrit serb për të folur për këtë ndeshje.

Ndeshje kjo e cila zhvillohet sonte me fillim në ora 20:00 ndërmjet kombtares së Serbis dhe Zvicrrës në kuadër të Kampionatit Botror Rusia 2018

Ndërsa për kët ndeshje shkruan edhe The Guardian  për përballjen e futbollistëve kosovarë ndaj Serbisë.

Kur atletet e një futbollisti bëhen debat para një ndeshjeje, normalisht jepen shenja se nëntregimet për këtë takim janë të mangëta: e kundërta do të ndodhë kur Xherdan Shaqiri do të vrapojë me këto atlete në Kaliningrad.

Sulmuesi i Zvicrës do të mbathë një palë atlete, në të cilat, në thembrën e djathtë, paraqitet flamuri i Kosovës. Ai është vetëm njëri nga lojtarët e kësaj kombëtareje që tregojnë besnikëri dhe ngrenë temperaturat para kësaj ndeshjeje, që dukej se do të jetë kryesorja për të dyja skuadrat qëkurse u tërhoq shorti për Botëror.

“Nëse ai e do Kosovën kaq shumë dhe e vendos flamurin aty, pse ka refuzuar mundësinë për të luajtur për atë skuadër?”, kishte pyetur Aleksandar Mitrovic kur Shaqiri zgjodhi këto atlete – për t’i barazuar gjërat ai vendosi një flamur zviceran në atleten e tij të majtë. Mitrovic kështu solli një paralele duke na treguar mjaft rreth kësaj storje. Çdo justifikim për të hedhur zjarr në benzinë në mes të Kosovës dhe Serbisë – kjo e fundit refuzon ta njohë ish-krahinën e saj si një shtet të pavarur – na dërgon në një ngjarje ku Shaqiri tregonte ndjenjat e tij gjatë një postimi të këtyre dy atleteve në faqen e tij në Instagram, muajin e kaluar. Reagimet online dhe të mediave serbe e quajtën këtë “Provokacija” (provokim) pasi tema e tillë ende është në agjendë – por ai nderoi vendin e tij –një formë zemërimi, por dëshira e Shaqirit, së paku, do të mundë të llogarisë në fuqinë e tij për të fituar nëse urrejtja do të dominojë në fushë.

Granit Xhaka dhe Valon Behrami janë startuesit e tjerë për Zvicrën, po ashtu kosovarë; të gjitha familjet e tyre janë larguar nga Kosova, për shkak të represionit dhe dhunës që kishte shpërthyer në mes të forcave lokale dhe Serbisë së sotme, që nga fundi i viteve 80-ta deri në fillim të 1990 deri në fillim të shekullit të ri, deri në rezultatin e konfigurimit të futbollit modern evropian.

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport