Në hapsirat e Fakultetit Ekonomik degë e Universiteti të Suboticës  në Bujanoc  sot u mbajt sesioni informues nga përfaqsuesit e EUPRO, lidhur me konkursin e shpallur për ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme nga EUPRO.

Me fillim në ora 11:00 në hapsirat e fakultetit ekonomik ka filluar takimi për info sesionin lidhur me konkursin e shpallur në EUPRO.

Konkurs ky i shpallur në 99 komuna të Sërbisë ku bëjnë pjesë edhe komuna e Bujanocit dhe Preshevës, vlera e të cilit  është  4.5 milion euro.

Të drejtën e aplikimit e kanë të gjitha  ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë të themeluara nga  viti 2013 e deri  në vitin 2017 ku mjetet variojnë në 3 nivele

  1. Të gjitha ndërmarrjet që janë themeluar prej vitit 2016 deri në vitin 2017 kanë të drejt aplikimi për 20 mijë euro
  2. Të gjitha ndërmarrjet që janë themeluar prej vitit 2013 deri më 2017 kanë të drejt aplikimi për 30 mijë euro
  3. Të gjitha ndërmarrjet të cilat e kanë rritur numrin e punëtorve dhe  eksportin gjatë vitit 2017 kanë të drejtën e aplikimit për shumën prej 50 mijë euro.

Si mund të aplikoni në konkursin e shpallur nga EUPRO

Në konkursin e EUPRO aplikohet në 2 Faza

  1. Të dërgohet koncepti për propozim projektin dhe
  2. Të plotësohet komplet dokumentacion i plotë

Ndërsa forma e aplikimit është online përmes emailit dhe dorzohen në këtë adresë rsoc.cfp.clarification@unops.org      në formatin PDF dhe WORD

Afati për me i dorëzu  aplikacionet është deri  më 06 korrik 2017

Për më shumë informacione dhe marrjen e aplikacionit  vizitoni faqen www.eupro.org.rs

Më poshtë mund të shihni edhe foto gjatë takimit të mbajtur sot në info sesionin nga EUPRO

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme