Kryediplomati shqiptar Gent Cakaj ka takuar sot disa studentë nga Lugina e Preshevës të cilët vijojn studimet në Shqipëri. Cakaj u ka premtuar mbështetje me masa të reja për studentët nga Lugina

Ky është shkrimi i plotë i Ministeit Caka

Kënaqësi e veçantë takimi me studentët e Luginës së Preshevës që studiojnë në Shqipëri 😊🇦🇱!

Mbështetja e Shqipërisë është e një rëndësie të patjetërsueshme për ngritjen shoqërore dhe rikthimin e shpresës tek shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kjo kauzë na detyron të gjithëve!

Biseduam, mes tjerash, për përgatitjet që po bëjmë për të filluar me projektin e trajnimit të mësuesve shqiptarë dhe plotësimin me tituj bashkëkohorë e shkencorë të librarive të Luginës së Preshevës!

Edhe me masa të tjera mbështetëse së shpejti👊…

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme