Zvicra ka arritur të shënojë fitore me rezultat 2-1 në përballje me Serbinë në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve.

Nga minuta  e parë në fushë katër shqiptarë. Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Gjë që e urrenin serbët, që në ditët e fundit kishin filluar një fushatë mediatike, kundër djelmoshave shqiptarë.

Xherdan Shaqiri me këpucët e Kosovës (Getty Images)

Lajme nga më të ndryshimet, duke nxjerrë certifikate të falsifukaura serbe, e lajme nga më të ndryshimet, për t’i ulur poshtë djelmoshat shqiparë.

Pjesa e parë e mirë me lojë, por jo me rezultat, pasi Serbia kishte shënuar për 1-0.

Por pjesa e dyti nisi me Granitin. Gjuajte e fuqishme, sikurse dhimbjet e tij dhe tregimet e babait për burgun.

Granit Xhaka (Getty Images)

Një shfryrje e tij në rrjetën serbe.

Festa. Shqiponja në pah. E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e tij. Në festë bashkohet edhe Valoni, pasi shqiponja duhet të valojë.

Festa e Granit Xhakës (Getty Images)

Kur të gjithë pritën barazimin, shqiponjat nuk e kishin kryer misionin.

Si të harrohej Xherdan Shaqiri. Ylli i madh shqiptar merr një top nga gjysma e fushës dhe me një vrap të shpejtë e mes pengesave të mëdha, ai shpërtheu dhe shënoi për ta gjunjëzuar Serbinë.

Xherdan Shaqiri (Getty Images)

Festa e tij! Madhështore…. Shfaq shqiponjën dhe pastaj edhe muskujt, për të treguar forcën shqiptare ndaj tyre.

Xherdan Shaqiri (Getty Images)

Aty bashkohet të gjithë, edhe Graniti e Valoni, por edhe Blerimi që e kishte lëshuar fushën më herët.

Festa shqiptare pas lojës (Getty Images)

Faleminderit djema për një natë të paharrueshme, faleminderit që treguat kush jeni dhe nga vini. 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Russia 2018