Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe një herit Kandidat për Deputet Popullor në Parlamentin e Serbis z.Shaip Kamberi ka thën se dy zyrtarë nga pushteti i Serbisë, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviqi i SNS dhe krytari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiqi nga SPS u deklaruan njëzëri sot për aktivizimin e fushatës për çnjohje të pavarësisë së Kosovës.

Paralelisht të njëjtat parti të Qeverisë e Serbisë angazhohen vrullshëm për pasivizimin e vendbanimeve të shqiptarëve në Serbi dhe për eliminimin e atyre pak shqiptarëve të mbetur në institucionet e Serbisë, përderisa duan vet të përfshihen në vendimmarjet e Komunës së Luginës së Preshevës ku shqiptarët janë shumicë.

S’duan Pavarësi të Kosovës.

Madje s’duan shqiptarë as në institucione dhe as në shtëpitë e tyre brenda Serbisë.

‘Šiptare preko Prokletija’? Aty na duan? Përtej Bjeshkave të Nemura?

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme