Botë Kancelarja gjermane Angela Merkel “Marrëveshja me Iranin s’është ideale, por do ta mbrojmë atë” Nga Wikiliks U postua 17/05/2018 1 Min e Lexuar 0 0 134 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se mënyra më e mirë për të trajtuar shqetësimin ndërkombëtar në lidhje me rolin e Iranit në rajon dhe programit të raketave balistike është duke mbrojtur marrëveshjen bërthamore të 2015-s, edhe pas largimit të Shteteve të Bashkuara nga ajo. Fuqitë europiane u zotuan të mbajnë gjallë marrëveshjen bërthamore të 2015-s edhe pa SHBA-të, dhe pranuan se do të angazhohen në garantimin e kërkesave të Teheranit. “Kjo marrëveshje është çdo gjë tjetër përveç ideales, por Irani, sipas të gjithë dijenisë së autoriteteve ndërkombëtare, po respekton angazhimet e ndërmarra në marrëveshje” shtoi kancelarja gjermane. Javën e kaluar, presidenti amerikan braktisi paktin të cilin e quan “marrëveshjen më të keqe të historisë” dhe rivendosi sanksionet ekonomike ndaj Iranit. Në përgjigje të vendimit të Trump, Teherani deklaroi se kombi iranian do t’i rezistojë komploteve të SHBA-së. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Si i sheh Parlamenti Evropian marrëdhëniet Kosovë-Serbi Në raportin e departamentit analitik të Parlamentit Evropian të titulluar “Marrëdhëniet mes Serbisë dhe …