Bashkë me qytetarët tonë që jetojnë në Diasporë, në kuadër të “Ditëve të diasporës” u zhvillua dje ndeshja tradicionale në futboll.

Këtë vit ndeshja u zhvillua në mes të Diasporës dhe Komunës së Bujanocit.

Përveç futbollit, u organizua edhe një drekë me ushqime tradicionale.

“Sofra Gurbetqare” përçon vlera të mirëfillta kulturore shqiptare.

“Sofra” shtrohet për mërgimtarë në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për punën dhe kontributin e tyre që kanë dhënë dhe po japin për Luginën e Preshevës në përgjithësi e posaçërisht për zhvillimin e jetës kulturore dhe ruajtjen e traditave shqiptare në diasporë,duke e ruajtur kësisoj traditën, gjuhën e kulturën tonë.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Në mesin e shum qytetarëve që ishin mbledhurë për ta përcjell kët ngjarje sportive ishte edhe Shefi i misionit të OSBE-së zyra në Bujanoc, Giacomo Bosisio.

“Aktivitete të kësaj natyre që përpos shprehjes së falënderimit për kontributin e bashkatdhetarëve tanë, Komuna e Bujanocit po mbështetë edhe përçimin e vlerave të mirëfillta kulturore duke e pasuruar jetën kulturore, këto aktivitet kanë hapësirën dhe përkrahjen e nevojshme nga Komuna e Bujanocit

Ndërsa Manifestimi qëndrorë për Ditën e diasporës, i planifikuar për sot, shtyhet për ditën e Shtunë, me 4 Gusht, duke filluar nga ora 18:00, në Sheshin e qytetit.

Shih fotot në vazhdim 

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme