Komuna e Bujanocit ishte sot nikoqire e Ambasadores Gjermane Anke Konrad ku u prit nga kryetari Arifi.

Me të u bisedua lidhure me pozitën e shqiptarve në Luginë të Preshevës dhe çeshtjen ekonomike njofton kryetari Arifi.

Ky është njoftimi i plotë i z.Arifi

Gjatë takimit me ambasadoren e Gjermanisë në Serbi, Sh.S. Anke Konrad, e njoftova rreth situatës së përgjithshme të sigurisë, politike dhe ekonomike.

Kërkova ndihmën e shtetit Gjerman që të shtyjë përpara implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara mes Beogradit dhe Prishtinës, që do të normalizonte marrëdhëniet mes dy shteteve.

Poashtu, kërkova që edhe plani 7 pikësh që është aprovuar nga Qeveria e Serbisë të fillojë së implementuari.

Besojmë që Gjermania si një ndër shtetet më të forta në Evropë, përmes emisarit të saj në “pesëshen e madhe” që do të vizitojnë Kosovën dhe Serbinë, të ndikojë në zbatimin e marrëveshje tashmë të nëshkruara mes dy shteteve, me theks të veçantë njohjen e diplomave.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme