Botë Kriza në Ukrainë, ish-ambasadori britanik: Zgjidhja diplomatike është e pamundur me Putinin Nga Wikiliks U postua 22/02/2022 1 Min e Lexuar 0 0 29 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Rusi ka deklaruar se një zgjidhje diplomatike e krizës në Ukrainë do të jetë e pamundur për sa kohë që Vladimir Putin është në pushtet. Andrew Wood tha për BBC-në se “Putin nuk e di se cila do të ishte një zgjidhje diplomatike dhe vuri në dukje se fjala e tij nuk ka asnjë vlerë”. “Një zgjidhje diplomatike për të nuk do të ishte vetëm nëse Perëndimi do të pranonte kërkesat e tij si për shembull mosanëtarësimi i Ukrainës në NATO, por do të ishte kontrolli i plotë në atë vend”, tha Andrew. Duke iu drejtuar çështjes së sanksioneve, ai bëri thirrje që vendet të vendosin një paketë sanksionesh menjëherë kundër Moskës. Ai u kërkoi udhëheqësve perëndimorë që sanksionet të synojnë bankat ruse dhe t’i japin fund të menjëhershëm planeve për të vënë në funksion gazsjellësin Nord Stream 2. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
EKZEKUTOHET ÇIFTI SHQIPTAR NË MAQEDONI DHE VAJZA E TYRE 14-VJEÇARE Një familje shqiptare në Maqedoni është ekzekutuar me armë zjarri në oborrin e shtëpisë …