Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari Shaip Kamberi priti në vizitë Kryetarin e komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati dhe ambasadorin Valdet Sadiku. Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i përcjellur nga delegacioni i tij, qëndroi për vizitë në Komunën e Bujanocit. Në takimin e mbajtur me kryetarin Kamberi, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në mes dy komunave, shkëmbimin e përvojave të ndërsjella dhe për paraqitje të përbashkët në zgjidhjen e disave prej çështjeve në sferën e infrastrukturës. Pjesë e delegacionit, përveç zv kryetarit të Komunës dhe Kryesuesit të asamblesë së Kamenicës, ishin edhe drejtorët e rinjë që veprojnë në kuadër të administratës lokale. Këta të fundit kishin mundësi që t’i ndajnë përvojat dhe mendimet me homologët e tyre nga Komuna e Bujanocit. Kjo ishte vizita e parë zyrtare e Qëndron Kastratit pas marrjes së detyrës në Komunën e Kamenicës e poashtu e para e këtij lloji në komunën tonë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
5 metra borë në pjesë të Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës era fryn 160 km/h Në pjesë të Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, të cilat janë prekur nga stuhitë e …