Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror, Fatmir Limaj, sot do të dorëzojë platformën për dialogun me Serbinë të përgatitur nga ekipi shtetëror.

Takimi në mes të presidentit Hashim Thaçi, kreut të Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj ku do të diskutohet rreth kësaj platforme ka nisur.

Pas kësaj, bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, këtë platformë do t’ia dorëzojnë nesër Kuvendit.

Limaj dje u deklaruar se pas marrjes së vërejtjeve ose sugjerimeve lidhur me platformën për dialogun nga ana e krerëve të shtetit, do ta dërgojnë atë në Kuvend, për çfarë shprehu besimin se deputetët njëherësh edhe do ta miratojnë.

Po ashtu, ai tha se draft-platformën finale do t’ua dërgojnë edhe dy partive opozitare, LDK-së dhe Vetëvendosjes, të cilat nuk kanë pranuar të jenë pjesë e ekipit negociues për dialogun me Serbinë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme