Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sot i është dorëzuar draft – platforma e delegacionit shtetërorë krerëve të vendit. Bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator, Shpend Ahmeti ka thënë se në platformën nuk është përfshirë tema e korrigjimit të kufijve. “Absolutisht jo, as nuk u përmend në takim as nuk është në platformë”, ka thënë shkurt Ahmeti para gazetarëve, përcjell Insajderi. Ahmeti gjatë këtij takimi tha se është diskutuar për dy tema tjera. E para ka qenë draft-platforma e delegacionit si dhe temë tjetër ka qenë letra e dorëzuar nga SHBA-të, ku kërkohet tërheqja e taksës ndaj Serbisë e Bosnje Hercegovinës. Ai ka bërë të ditur se si ekip në raport me Serbinë do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Kosovës, rrjedhimisht qëllimi kryesor i dialogimit do të jetë, njohja e ndërsjellët. Theksojmë se ideja për korrigjimin/shkëmbimin e territorit me Serbinë erdhi nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Sipas tij duhet të ketë bashkim të Kosovës me pjesën lindore të saj./Insajderi.com Like 0
VUÇIQ I QUAN JO SERIOZË LIDERËT E KOSOVËS Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq edhe gjatë vizitës në Azerbajxhan (ky shtet nuk e …