Botë Norvegjia rihap shkollat fillore në kuadër të lehtësimit gradual të kufizimeve Nga Wikiliks U postua 27/04/2020 2 Min e Lexuar 0 0 19 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Norvegjia, ku epidemia e koronavirusit të ri është në rënie, ka rihapur shkollat fillore, një etapë tjetër për një normalizim shumë të ngadaltë dhe progresiv që ka shqetësuar shumë prindër. Një javë pas “barnehagers” që shërbejnë si çerdhe dhe kopshte në vendin nordik, është radha e fëmijëve nga mosha gjashtë deri në 10 vjeç për t’u rikthyer në bankat e shkollës, në klasa të reduktuara me 15 nxënës, pas gjashtë javëve të mësimit në distancë. Kështu Norvegjia vazhdon të heqë gradualisht kufizimet e njoftuara më12 Mars për frenimin e epidemisë në territorin e saj. Parukeritë si dhe dermatologët janë autorizuar gjithahstu të rifillojnë aktivitetet e tyre. Por, shumë masa si ndalimi i grumbullimeve sportive dhe kulturore do të vazhdojnë të mbahen si dhe udhëzimet për distancimin social. “Ne nuk duhet të qetësohemi por duhet të punojmë akoma për të mbajtur nën kontroll kontaminimin”, theksoi kryeministrja, Erna Solberg. “Nëse nuk jemi të kujdesshëm, kjo mund të ketë pasoja të rënda për të tjerët. Në rastin më të keq, ne do të duhet të shtrëngojmë masat. Ne duhet të bëjmë të pamundurën për ta shmangur këtë”, deklaroi ajo në një konferencë për shtyp. Megjithatë, disa prindër e konsiderojnë të parakohshme hapjen e shkollave, veçanërisht pasi një pjesë e vogël e punonjësve të “barnehager” kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 që nga rihapja e çerdheve javën e kaluar. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Musliu: Qytetarët e Deçanit s’duhet të kenë panik sa i përket sigurisë nacionale Kryetarja e komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu ka folur pas mbledhjes së …