Faqja Kryesore Botë Norvegjia rihap shkollat fillore në kuadër të lehtësimit gradual të kufizimeve

Norvegjia rihap shkollat fillore në kuadër të lehtësimit gradual të kufizimeve

2 Min e Lexuar
0
0
18

Norvegjia, ku epidemia e koronavirusit të ri është në rënie, ka rihapur shkollat fillore, një etapë tjetër për një normalizim shumë të ngadaltë dhe progresiv që ka shqetësuar shumë prindër.

Norvegjia rihap shkollat fillore në kuadër të lehtësimit gradual të kufizimeve

Një javë pas “barnehagers” që shërbejnë si çerdhe dhe kopshte në vendin nordik, është radha e fëmijëve nga mosha gjashtë deri në 10 vjeç për t’u rikthyer në bankat e shkollës, në klasa të reduktuara me 15 nxënës, pas gjashtë javëve të mësimit në distancë.

Kështu Norvegjia vazhdon të heqë gradualisht kufizimet e njoftuara më12 Mars për frenimin e epidemisë në territorin e saj.

Parukeritë si dhe dermatologët janë autorizuar gjithahstu të rifillojnë aktivitetet e tyre.

Por, shumë masa si ndalimi i grumbullimeve sportive dhe kulturore do të vazhdojnë të mbahen si dhe udhëzimet për distancimin social.

“Ne nuk duhet të qetësohemi por duhet të punojmë akoma për të mbajtur nën kontroll kontaminimin”, theksoi kryeministrja, Erna Solberg.

“Nëse nuk jemi të kujdesshëm, kjo mund të ketë pasoja të rënda për të tjerët. Në rastin më të keq, ne do të duhet të shtrëngojmë masat. Ne duhet të bëjmë të pamundurën për ta shmangur këtë”, deklaroi ajo në një konferencë për shtyp.

Megjithatë, disa prindër e konsiderojnë të parakohshme hapjen e shkollave, veçanërisht pasi një pjesë e vogël e punonjësve të “barnehager” kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 që nga rihapja e çerdheve javën e kaluar.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë