Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Karvani i fitorës së madhe të 21 qershorit, dje morri përkrahjen e fshatit Bilaç Partia për Veprim Demokratik, të dielën në mbrëmje shpalosi programin zgjedhor për mandatin e ardhshëm katër vjeçar në fshatin Bilaç. Kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, para të pranishmeve, përmendi projektet e implementuara përgjatë këtij mandati, dhe premtoi që edhe gjatë qeverisjes së ardhshme të PVD-së, fokusi ndaj fshatit Bilaç, do të jetë maksimal. Marigona Agushi, kandidate për Asambleiste komunale nga Bilaçi, ftoi të gjithë të gratë që të mbështesin listën e PVD-së, me që, është e vetmja listë që inkurajuar në vazhdimësi gruan në politikë. Burhan Halili, kryetar i Degës, kërkoi që të bëheni bashkë, të gjithë, sepse vetëm #bashkë #mundemi të krijojmë persepktivë për të ardhmen. Nga ana tjetër, Ragmi Mustafa, kryetar i KKSH-së, kërkoi mbështetjen për dy listat, ato lokale dhe parlamentare. Enver Ramadani i nominuar për kryetar të Kuvendit komunal, kërkoi që fuqishëm të përkrahet lista e PVD-së, se janë të dëshmuar me punë dhe suksese në qeverisje. Driton Rexhepi, i noninuar për kryetar të Komunës së Bujanocit, se me qeverisjen e PVD-së, do të dyfishohet buxheti për bujqit dhe blegtorët lokal. “Të vetëdijshëm për gjendjen aktuale në vend, jemi të interesuar të prekim drejtëpërdrejtë xhepin e secilit bujk e blegtor, në mënyrë që t’a rrisim efikasitetin e tyre” – tha Rexhepi. Bilaçasit me shumë entuziazëm dëgjuan ofertën e qeverisjes së ardhshme të Komunës së Bujanocit. E sponsoruar nga PVD në Bujanoc Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Visar Memeti shpall kandidaturën për kryetar të APN-së Visar Memeti nga rradhat e APN-së ka shpallurë kandidaturën e tijë për të marrë …