Karvani i fitorës së madhe të 21 qershorit, dje morri përkrahjen e fshatit Bilaç

Partia për Veprim Demokratik, të dielën në mbrëmje shpalosi programin zgjedhor për mandatin e ardhshëm katër vjeçar në fshatin Bilaç.
Kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, para të pranishmeve, përmendi projektet e implementuara përgjatë këtij mandati, dhe premtoi që edhe gjatë qeverisjes së ardhshme të PVD-së, fokusi ndaj fshatit Bilaç, do të jetë maksimal.
Marigona Agushi, kandidate për Asambleiste komunale nga Bilaçi, ftoi të gjithë të gratë që të mbështesin listën e PVD-së, me që, është e vetmja listë që inkurajuar në vazhdimësi gruan në politikë.
Burhan Halili, kryetar i Degës, kërkoi që të bëheni bashkë, të gjithë, sepse vetëm #bashkë #mundemi të krijojmë persepktivë për të ardhmen.
Nga ana tjetër, Ragmi Mustafa, kryetar i KKSH-së, kërkoi mbështetjen për dy listat, ato lokale dhe parlamentare.
Enver Ramadani i nominuar për kryetar të Kuvendit komunal, kërkoi që fuqishëm të përkrahet lista e PVD-së, se janë të dëshmuar me punë dhe suksese në qeverisje.
Driton Rexhepi, i noninuar për kryetar të Komunës së Bujanocit, se me qeverisjen e PVD-së, do të dyfishohet buxheti për bujqit dhe blegtorët lokal.
“Të vetëdijshëm për gjendjen aktuale në vend, jemi të interesuar të prekim drejtëpërdrejtë xhepin e secilit bujk e blegtor, në mënyrë që t’a rrisim efikasitetin e tyre” – tha Rexhepi.
Bilaçasit me shumë entuziazëm dëgjuan ofertën e qeverisjes së ardhshme të Komunës së Bujanocit.

E sponsoruar nga PVD në Bujanoc

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme