Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës të Ejtën në mbrëmje ka vazhduar fushatën parazgjedhore me banorët e malësis së Bujanocit, ku kandidati për deputet popullor Salih Saliu ka thën se “Vota për listën “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” me numër 16 është adresa e duhur për të vazhduar me kërkesat për të drejtat që na takojnë” Malësia e Bujanocit, për fatin tonë të keq, e për fajin e qeverisë qendrore, po shkon pas hapave të Medvegjës. Pasivizimi në këtë pjesë të Bujanocit po zvogëlon numrin e banorëve çdo ditë ka shkruar Salihu. Shpërngulja është evidente nga mungesa e perspektivës. Të rinjtë e të rejat që jetojnë këtu, e shkollimin e mesëm dhe univerzitar e kryejnë në Kosovë shkaku i afërsisë gjeografike, as me kualifikim të shkollës së mesme nuk mund të gjejnë punë. Mosnjohja e diplomave vazhdon të jetë një prej brengave kryesore. Këto probleme, e shumë të tjera duhen të dëgjohen përtej komunave Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Ato do të dëgjohen edhe në parlamentin serb në Beograd. Salihu është shprehur se për t’u dëgjuar zëri edhe më zëshëm, kërkohet mbështetja e gjithësecilit shqiptar. Edhe të atyre që jetojnë në Gjilan, Prishtinë e Fushë Kosovë. Mobilizimi i madh na bënë më fortë. Vota për listën “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” me numër 16 është adresa e duhur për të vazhduar me kërkesat për të drejtat që na takojnë. foto nga malësia e bujanocit Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nga fundi i tetorit fillon punën banka turke „Halkbank“ në Preshevë Nga fundi i tetorit fillon punën banka turke „Halkbank“ në Preshevë. Ky është lajmi …