Teknologji Samsung fillimisht do të prodhoj vetëm 1 milionë njësi të telefonit të palosshëm Nga Wikiliks U postua 13/11/2018 2 Min e Lexuar 0 0 66 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në konferencën e zhvilluesve të Samsung që u mbajt javën e kaluar, kompania prezantoi zyrtarisht telefonin e tyre të palosshëm. Dizajni i telefonit aktual ishte i fshehur, por në ngjarje u kuptua se si funksionon pajisja dhe çfarë mund të jemi në gjendje të presim. Ende nuk ka informata për një lansim të vërtetë, por duket se sa i përket disponueshmërisë, Samsung mund të mos prodhojë shumë njësi në fillim. Sipas një raporti nga Korea (nëpërmjet SamMobile), duket se Samsung fillimisht do të prodhojë 1 milion njësi të telefonit inovativ. Kjo duket të jetë në koordinim me një raport të mëparshëm që sugjeroi se telefoni mund të jetë një pajisje e kufizuar në prodhim. Ndërkohë që 1 milion njësi nuk është shifër e vogël, është shumë më pak se ajo që shet Samsung kur është fjala për pajisjet e tyre kryesore, si Galaxy S dhe Galaxy Note. Raporti vazhdon të shtojë se Samsung mund të rrisë prodhimin e telefonit nëse ka një kërkesë për të. Kjo nuk është hera e parë që ne kemi parë Samsung të testojë tregun. Disa vjet më parë Samsung lansoi Galaxy Round, një telefon që testoi pritjen e tregut për telefona me shfaqje fleksibël, gjë që rezultoi në të ardhmen e Galaxy S dhe Note me qoshe të lakuara. Gjithashtu nuk ka informatë zyrtare për çmimin e telefonit, por së fundi u spekulua se mund të kushtojë afërsisht 2,000 dollarë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Bleona, me taka mbi Aston Martin qindra mijëra eurosh Bleona Qerreti ka postuar dy foto gjatë xhirimit të videoklipit për remiksin e këngës …