Botë Të paktën tetë persona janë vrarë në një shkollë fillore të Brazilit Nga Wikiliks U postua 14/03/2019 1 Min e Lexuar 0 0 74 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Të paktën tetë persona janë vrarë në një shkollë fillore të Brazilit, pasi që dy të rinj janë parë duke hyrë në ndërtesë dhe duke gjuajtur me armë, mëngjesin e të së mërkures, ka bërë të ditur policia në Sao Paulo. Në mesin e të vrarëve ishin pesë fëmijë, një i rritur që kishte punuar në shkollë dhe dy sulmuesit adoleshentë, ka bërë të ditur policia, raporton Reuters. Një numër i pacaktuar nxënësish po ashtu kanë mbetur të plagosur në shkollën fillore, “Raul Brasil” dhe janë dërguar nëpër spitale. Gjendja e tyre nuk është bërë e ditur. Sulmet e armatosura në shkolla janë gjë e rrallë në Brazil, ndonëse ky shtet është në mesin e më të dhunshmve në botë, përkah numri i vrasjeve brenda vitit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Dua i këndon dashurisë së dështuar Dua po sjell përvojat e saj në këngë, prandaj njëra prej këngëve do të …