Faqja Kryesore ShowBiz Dua i këndon dashurisë së dështuar

Dua i këndon dashurisë së dështuar

3 Min e Lexuar
0
0
28

Dua po sjell përvojat e saj në këngë, prandaj njëra prej këngëve do të jetë rreth ndarjes së saj nga Paul

Albumi i ri i Dua Lipës pritet të përfshijë edhe një këngë, e cila flet për ndarjen e saj nga ish i dashuri Paul Klein. Ylli i hitit “Swan Song” momentalisht është duke punuar shumë në albumin e saj të dytë, që do të jetë pasues i albumit të saj të suksesshëm “Dua” nga viti 2017 dhe raportohet se ai ka shkruar këtë këngë të dhimbshme rreth ndarjes së tyre para një viti dhe kjo këngë do të përfshihet në albumin e ri, produksionin e të cilit e ka bërë Mark Ronson dhe Calvin Harris.

“Dua po sjell përvojat e saj në këngë, prandaj njëra prej këngëve do të jetë rreth ndarjes së saj nga Paul. ‘New Rules’ ishte hiti më i madh i saj nga albumi debutues, prandaj një këngë tjetër rreth ndarjes nga ish-i do të përshtatet në albumin e ri. Dhe duke bashkuar forcat me Mark dhe Calvin, ishte diçka që Dua e ka dashur gjithmonë”, ka deklaruar një burim i afërt me këngëtaren shqiptare.

Ylli i muzikës kohë më parë ka deklaruar se albumi i saj i ri do të flasë edhe për emocionet e saj, por gjithashtu do të përfshijë edhe këngë të cilat do t’ua mundësojnë fansave të saj që të vallëzojnë. Viti i fundit ka qenë i jashtëzakonshëm për këngëtaren shqiptare, duke shënuar sukses pas suksesi, prandaj edhe albumi i saj i ri po pritet me padurim.

Image
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz