Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar nëpërmes të telefonit me komisarin evropian për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim Johannes Hahn dhe ndihmësin e sekretarit shtetëror të SHBA dhe Evro-Azi Wess Mitchell për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Vuçiq gjatë bisedës me Hahn ka shprehur “gatishmërinë e Serbisë ta vazhdojë dialogun, por me kusht që Kosova heq dorë nga taksat të cilat”, siç është shprehur, përveç ekonomisë serbe, “po e cenojnë edhe jetën e përditshme të serbëve të Kosovës”. Ai ka thënë se taksat ndaj prodhimeve serbe kanë pasoja për marrëdhënie dhe stabilitet në rajon” Vuçiq ka biseduar edhe me ndihmësin e sekretarit të shtetit të SHBA për Evropë dhe Azi Wess Mitchell, ku ata dytë kanë shqyrtuar mënyrat e mundshme për vazhdimin e dialogut, është kumtuar nga kabineti i kryetarit serb. Vuçiq me këtë rast i ka thënë Mitchellit se Serbia do të vazhdojë dialogun vetëm pasi të hiqen taksat. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Policia kontrollon 235 lokacione të lojërave të fatit, mbyllen 35 lokale dhe konfiskohen 118 aparate Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka treguar realizimin e …