Teknologji WhatsApp Vendos kufizime të reja Nga Wikiliks U postua 22/01/2019 2 Min e Lexuar 0 0 46 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr WhatsApp po u kufizon përdoruesve të tij shpërndarjen e një mesazhi në jo më shumë se 5 herë, e kjo bëhet në përpjekje për të parandaluar përhapjen e informacioneve të rreme në këtë platformë. Biznesi në zotërim të “Facebook”-ut e ka aplikuar këtë lloj politike në Indi 6 muaj më parë. Lëvizja e tij pasoi vrasjet e bëra nga turma njerëzish të zemëruar, episode për të cilat u fajësua përhapja e informacioneve të pavërteta përmes këtij aplikacioni. Deri më tani, përdoruesit e “WhatsApp”-it mund ta shpërndanin një mesazh 20 herë. Përditësimi i rregullave u njoftua gjatë një ngjarjeje të organizuar në Xhakarta të Indonezisë. Firma thotë se vendimi i marrë ishte rezultat i një vlerësimi të kujdesshëm, pas testimeve të bëra në këtë vend përgjatë gjysmës së vitit. “Limiti i vendosur e redukton ndjeshëm dërgimin e mesazheve nëpër botë”, tha një zëdhënëse e saj. Kjo, sipas zëdhënëses, do të ndihmojë që “WhatsApp”-i të fokusohet te mesazhet private me rrethin e ngushtë, e me kalimin e kohës do të shihen mënyra të tjera për të zgjidhur çështjen e trajtimit të përmbajtjes virale. Like 1+
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Palmer nxitë Vuçiqin që të fillojë negociatat me Kosovën para zgjedhjeve në Serbi Zëvendës Asistenti i Sekretarit të Shtetit në ShBA, Matthew Palmer ka kërkuar nga presidenti …