Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Zëvendëskryetari i Komunës së Bujanocit z.Shqiprim Musliu po qëndron për vizit në Republikën e Shqipëris gjegjësisht në qytetin e Gjirokastrës ku po zhvillon takim me kryetarin e Bashkisë dhe personalitete tjera. Kët e ka bër të ditur vet z.Musliu përmes një postimi në profilin e tije në rrjetin social. Ky është postimi i plotë i z.Musliu Gjatë vizitës në Bashkinë e Gjirokastrës, zhvilluam një takim miqësor me Kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës z.Flamur Golemi, me të cilin bashkëbiseduam për bashkëpunime në disa fusha të përgjegjësive tona, kryesisht në fushën e kulturës. Bashkia e Gjirokastrës gjatë vitit të ardhshëm do të vjen në Bujanoc me një donacion librash për bibliotekat tona, si dhe me disa shfaqje kulturore e artistike. Kryetarin z.Golemi e falënderova për mbështetjen dhe në shenjë mirënjohjeje i dhurova një pikturë me motiv pejsazhin e Liqenit të Bujanocit. Gjithashtu një takim konstruktiv zhvilluam me Prof.Dr.Bektash Mema, rektor i Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, i cili na ofroi për të gjithë studentët e Luginës të cilët zgjedhin këtë universitet për studime, studimet dhe banimin pa pagesë, si dhe bursa vjetore për studentët e dalluar. Rektorin e falënderova për këtë mundësi që po i jep të rinjve tanë, një shans për të përfituar nga ky tempull i dijes si dhe për të krijuar ura bashkëpunimi mes dy vendeve tona. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Rama zyrtarisht edhe në krye të diplomacisë Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 77 vota pro dhe një abstenim miratimin e dekretit …