Zëvendëskryetari i Komunës së Bujanocit z.Shqiprim Musliu po qëndron për vizit në Republikën e Shqipëris gjegjësisht në qytetin e Gjirokastrës ku po zhvillon takim me kryetarin e Bashkisë dhe personalitete tjera.

Kët e ka bër të ditur vet z.Musliu përmes një postimi në profilin e tije në rrjetin social.

Ky është postimi i plotë i z.Musliu 

Gjatë vizitës në Bashkinë e Gjirokastrës, zhvilluam një takim miqësor me Kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës z.Flamur Golemi, me të cilin bashkëbiseduam për bashkëpunime në disa fusha të përgjegjësive tona, kryesisht në fushën e kulturës.

Bashkia e Gjirokastrës gjatë vitit të ardhshëm do të vjen në Bujanoc me një donacion librash për bibliotekat tona, si dhe me disa shfaqje kulturore e artistike.

Kryetarin z.Golemi e falënderova për mbështetjen dhe në shenjë mirënjohjeje i dhurova një pikturë me motiv pejsazhin e Liqenit të Bujanocit.

Gjithashtu një takim konstruktiv zhvilluam me Prof.Dr.Bektash Mema, rektor i Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, i cili na ofroi për të gjithë studentët e Luginës të cilët zgjedhin këtë universitet për studime, studimet dhe banimin pa pagesë, si dhe bursa vjetore për studentët e dalluar.

Rektorin e falënderova për këtë mundësi që po i jep të rinjve tanë, një shans për të përfituar nga ky tempull i dijes si dhe për të krijuar ura bashkëpunimi mes dy vendeve tona.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme