Zv/Ministri i Kulturës së Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, bashkë me bashkëpunëtorët e tij po qëndron për vizitë zyrtare në Komunën e Bujanocit.

Temë e takimit ishte bashkëpunimi konkret në sferën e kulturës, përkrahjes së projekteve që kanë të bëjnë me rini dhe mundësia e fillimit të bashkëpunimit në përgaditjen profesionale e kuadrove të reja.

Zv/Ministri Hoti, në Bujanoc për herë të parë, shpalosi projektin Nacional që së shpejti do të filloj të implementohet e që ka të bëjë me garimin në dije, kulturë dhe sport. Ky projekt do të përfshijë edhe shkollat fillore dhe të mesme të Luginës së Preshevës.

 

 

 

Zv/Ministri i Kulturës së Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, bashkë me bashkëpunëtorët e tij po qëndron për vizitë…

Posted by Shaip Kamberi on E enjte, 28 Qershor 2018

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme