Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Dhjetra punëtorë të ndërmarrjes shoqërore ‘Gumopllastika”, gjatë ditës kanë protestuar në sheshin e qytetit në Bujanoc. Fillimisht, punëtorët e revoltuar janë mbledhur pata fabrikës në të cilën kanë punuar me vite të tëra, e më pas kanë defiluar nëpër sheshin e qytetit, ku më pas kanë ndaluar para ndërtesës së Administratës komunale të Bujanocit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit, Shaip Kamberi, i cili ka dal për t’i takuar punëtorët dhe ka bashkëbiseduar për problemet që i ka sjellur deri te kjo protestë. Kryetari i sindikatit të punëtorëve Slavolub Ristiq, i ka sqaruar kryetarit Kamberi, problemet e mëdha që kanë në firmën ku janë në marrdhënie pune, ndërsa pagesat janë minimale deri 7.000 dinarë. Gjithashu, Ristiq, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të drejtorit të “Gumoplastikës” , Sërbolub Dimitrijeviq, me që, ai nuk po i përfaqëson interesst e punëtorëve, por vetëm i intereson paga e majme që po merrë. Ndërkaq, Kryetari Shaip Kamberi, ka kërkuar nga punëtorët e fabrikës ‘Gumoplastika’, që kërkesat që i’a kanë parashtruar instutucioneve në Beograd, t’ia sjellin edhe Administratës komunale të Bujanocit. Kjo është edhe një dëshmi, që mos privatizimi me kohë të fabrikave në Bujanoc, pos jell ketë gjendje të punëtorëve. Sot ju po protestoni që fabrika juaj po shkon qëllimisht në likuidim, ndërsa një fat të tillë, nesër do të mund t’a kenë edhe punëtorët e Banjës së Bujanocit. Po dyshoj se kjo mënyrë e sjelljes se Beogradit, karshi firmave në Bujanoc, po bëhet qëllimisht” – deklaroi Kamberi. Fabrika e ‘Gumoplastikës’, edhe përkundër që është në bllokadë, 68 punëtorëve të saj, nuk poi u mundësohet program social i vendosur nga Qeveria e Serbisë. Përndryshe ‘Gumoplastika’ është shoqëri aksionare, e cila dikur numronte afër 400 punëtorëve./Lugina-Lajm/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Policia e Kosovës e pranishme në Shqipëri për sezonin e verës Shërbimet e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar një ambient …