Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përjashtojë prodhuesit shqiptarë nga taksimi prej 10 për qind për mallrat serbe. “Pas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për vendosjen e masave mbrojtëse ndaj produkteve që vijnë nga Serbia, kryetari i Komunës së Bujanocit, kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, përjashtimin nga këto masa të prodhuesve dhe produkteve që në Kosovë eksportohen nga Lugina e Preshevës”, ka thënë Kamberi në një postim në Facebook. Kamberi thotë më tej se prodhuesit shqiptarë të Luginës, të vetmin treg e kanë Kosovën. “Prodhuesi shqiptar i Luginës së Preshevës nuk ka mundësi tjetër tregu të plasimit të produkteve të veta, por si treg të vetëm ka tregun e Kosovës”, ka përfunduar ai Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shpërthim i fuqishëm në Slloveni Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fabrikën kimike Melamin d.d, në qendër …