Çmimi “The Best”, si lojtari më i mirë tek meshkujt u shpall Lionel Mesi. Një befasi në këtë çmim, teksa të gjithë prisnin Virgil Van Djikun, por në fund argjentinasi u shpall triumfues.

Sulmuesi i Barcelonës ka fituar La Ligën sivjet, teksa ka fituar Këpucën e gjashtë të Artë në Evropë me 36 gola në ligë në sezon. Ai pati edhe 13 asistime. Messi arriti gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe finalen e Kupës së Mbretit.

Në garën e ngushtë për këtë çmim, Messi mposhti Cristiano Ronaldon e Juventusit dhe Virgil Van Djikun e Liverpoolit

.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport