Faqja Kryesore Kronika e Zezë Tre shqiptarët që akuzohen se grabitën 55 shtëpi në Berlin, dalin para gjykatës

Tre shqiptarët që akuzohen se grabitën 55 shtëpi në Berlin, dalin para gjykatës

2 Min e Lexuar
0
0
109

Banda shqiptare prej tre personash po akuzohen në Gjermani për një numër të madh të grabitjeve të kryera.

Në Berlin tre shqiptarë kanë dalë para gjykatës dhe po akuzohen për 55 grabitje të shtëpive ose tentim grabitje në kryeqytetin e Gjermanisë.

Sipas medias gjermane BILD, shqiptarët Leonsi K. (29 vjeçar), Flori K. (42 vjeçar) dhe Dorjan K. (30 vjeçar) që dyshohet se janë pjesë e një bande që ka shtrirje në gjithë Evropën, në vetëm 32 ditë kanë vjedhur ose kanë tentuar të vjedhin 55 shtëpi në Brandenburg dhe Berlin.

Media raporton se gjykata u ka propozuar të dyshuarve një marrëveshje, në mënyrë që këta të fundit të përfitojnë gjykim të shkurtuar.

Në bazë të ligjeve gjermane në fuqi, treshja e grabitësve shqiptarë për veprat e kryera mund të dënohen deri në dhjetë vjet burg, por nëse ata pranojnë marrëveshjen e ofruar, dënimi i tyre do të jetë maksimumi 4 vite e gjashtë muaj burg.

Por, shqiptarëve si kusht për këtë marrëveshje iu është vendosur të rrëfejnë shtatë vjedhjet e kryera dhe “prenë” e tyre të mundshme, për të përfituar uljen e dënimit.

Njëri shqiptar akuzohet edhe për tentim vrasje, ndërsa dy të tjerët si pjesë e bandës ndërkombëtare të grabitësve.

Shqiptari tjetër Argjend M. (24 vjeçar), i dyshuar si pjesë e bandës së grabitësve ndodhet në arrati./Telegrafi/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Kronika e Zezë