Faqja zyrtare e UEFA-s në internet ka bërë një lëshim teknik duke e shpallur Liverpoolin fitues të Ligës së Kampionëve për sezonin 2017/18.

Liverpooli do të ndeshet me Real Madridin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për këtë sezon.

Kjo finale në mes të dy skuadrave të mëdha evropiane do të zhvillohet më 26 maj në Kiev në Olimpik Stadium.

Postimi i bërë dhe i fshirë pastaj nga UEFA!

Sipas faqes së UEFA-s, skuadra angleze, Liverpooli, do ta fitoj Ligën e Kampionëve për sezonin 2017/18.

Pas këtij gabimi, faqja zyrtare e UEFA-s ka reaguar shpejt duke fshirë postimin, i cili megjithatë ka krijuar bujë të madhe.

Kanë mjaftuar pak minuta që gabimi të marr xhiron e botës, duke u postuar në shumë faqe tjera të njohura të futbollit në botë.

Ndryshe, Liverpooli është skuadra më e trofeshme angleze në botë, por nuk e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve nga viti 2005, ndërsa Reali është fituesi më i madhe në botë i kësaj gare, dhe fitues i dy herëve të fundit radhazi. /Telegrafi/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport