Dinamit. Shpërthyes Plot besim drejt suksesit. “Mezi po e pres këtë duel përballë publikut tim. Është ndeshja ime e gjashtë dhe do të jetë fitorja ime e gjashtë”. Kam pesë ndeshje, pesë fitore, të gjtiha me knock out, kështu do të ndodhë edhe kjo. Rivalin e falendëroj që erdhi në Tiranë, ne jemi mikëpritës, e presim me gjithë të mirat, por deri në momentin kur do të hyjmë në kafaz”.

Florian Marku është gati për duelin e 8 qershorit ndaj serbit Sladan Dragisic, në pallatin e sportit Asllan Rusi. Në peshimin zyrtar të zhvilluar në Tiranë, luftëtari kuqezi u shfaq gati në aspektin fizik dhe psikologjik për sfidën e parë në karrierë në Shqipëri, në disiplinën Mixed Martial Arts (Arte Marciale Mikse). Premtimi nuk ndryshon: nëse zgjedh të ndeshet me grushte, kundërshtari serb do të përfundojë në tapet prej raundit të parë.

“Çdo duel ka vështirësitë e veta, i kushtoj të gjithë kundërshtarëve rëndësi. Unë ia gjej pikën e dobët rivalit dhe e marr gjithmonë atë që dua. Sladia ka thënë se me mua do të ndeshet vetëm në këmbë dhe nëse dueli zhvillohet vetëm në grusht ju premtoj që Sladia do të jetë në gjumë prej raundit të parë”.

Ndërsa Tifozat Kuq e Zi sapo kanë dalur me njoftim zyrtar ku kanë njoftuar se nesër do të jenë në palestër për të parkrahur Markun.

  • Mjaftuan 90 sekonda për Florian Markun te fitoj meçin

    Ka përfunduar meçi në kick- Boks ndërmjet shqiptar Florian Marku dhe serbit Sladjan Dragis…
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport