Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Tri konferenca në qarkun kohor brenda pesë ditëve i ka mbajtur presidenti Hashim Thaçi që prej kthimit nga Brukseli, ku zhvilloi një takim të shkurtër, por siç e ka përshkruar “të rëndë”, me homologun serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan sot Koha Ditore. Në dy konferenca për media dhe një bashkëbisedim me studentë, temë qendrore ka qenë faza finale e dialogut me fqinjin verior. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Thaçi ka përmendur edhe kompromiset e dhimbshme që duhet bërë Kosova, si parakusht për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, por pa specifikuar se cilat janë ato. Thaçi e ka hedhur topin tek të tjerët, duke thënë se temat sikurse ndarja apo shkëmbimi i territoreve po mbahen në agjendë prej atyre që nuk janë duke i përmbushur obligimet kushtetuese. Njohës të rrethanave kanë thënë se presidenti me paraqitjet e shpeshta po mundohet ta përgatitë terenin për “kompromiset e dhimbshme”. Like 0
“Messi ishte fantazmë. Barcelona, si Crotone” Shtypi botëror u shokua nga dështimi i Barcelonës ndaj Romës dhe nga “zhdukja” e …