Kuvendi i Bujanocit me 24 dhjetor, ka aprovuar Buxhetin e Komunës për vitin 2019.

Buxheti i planifikuar për vitin që po vjen kapë lartësinë prej 1.060.463.520 dinarë.
Përveç planifikimit të mjeteve për shfrytëyuesit e drejtpërdrejtë dhe indirekt të këtyre mjeteve (administrata komunale, ndërmarrjet, institucionet dhe shkollat). Buxheti i vitit 2019 parashikon të realizojë një sërë projektesh infrastrukturore të rëndësishme për nevojat e qytetarëve në Bujanoc.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi është shprehur se do të ketë rritje të të hyrave duke e vlerësuar se ky buxheti do të ndihmojë në zhvillim.

Projektet më të rëndësishme që do të realizohen më 2019:

Asfaltimi i rrugës Muhoc-Zarbicë…….. 40.000.000,00
Subvencione për bujqësi ……………… 22.400.000,00
Subvencione në biznes ……………….. 10.000.000,00
Bursat e studentëve ………………….. 10.000.000,00
Projekti i modernizimit të ndriçimit publik. .. 15.000.000,00
Renovimi i shtëpisë së Kulturës ………. 3.833.520,00
Ndërtimi i tregut të kafshëve ……………… 5.000.000,00
30.000.000,00 nga UNDP
Sistemi për furnizim me ujë të ……………. 20.000.000,00
Tërnocit………………………………………………. 10.000.000,00
Hapja e pusit për furnizim me ujë
në Samolicë………………………………………… 3.000.000,00
Donacionet për sport ……………………………. 10.000.000,00
Donacionet për media…………………………… 5.000.000,00
Donacionet për SHKA …………………………. 2.000.000,00
Donacionet për OJQ ……………………………. 3.000.000,00

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme